Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë nga aktori Joseph Atash

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë nga aktori Joseph Atash
Modelja e njohur shqiptare, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para disa ditësh është bërë nënë, duke sjellë në jetë vajzën e saj të parë pas lidhjes së dashurisë me Joseph Atash, një aktor amerikan . Ata kanë kohë që e frekuentojnë njëri­tjetrin, ndërsa Eva Pepaj ka kohë që ka shpërthyer nëpër pasarelat botërore në pozicionin e modeles dhe jo vetëm kaq.

hfbdhk

KARRIERA E BUJSHME ME KONTRATA TË MAJME

Fillimet e karrierës së shqiptares me origjinë nga Shkodra datojnë qysh në vitin 2003, kur ajo ishte imazh i organizatës “Cure for Cancer” dhe më pas mori pjesë në konkursin “International Model Talent Association”, ku fitoi çmimin e dytë, nga 3000 vajza pjesëmarrëse nga të gjitha shtetet e Amerikës.

Modelja nuk ndaloi me kaq, pasi në vitin 2004 vendosi që të lëvizte në Hollywood, me qëllim që të ndiqte ëndrrat e saj në vendin e mundësive. Fillimisht nënshkroi kontratë njëvjeçare me agjencinë “Equinox”, e cila u bë si piedestal për ngritjen në karrierën e saj.

Përmendim reklamat e “Vidal Sasson”, sfilatë me stiliste si Katharine Sotry dhe Louis Verdad, duke modeluar për katalogë si “La Looks”, “Miss Me Jeans”, “Jose Jeans” dhe shume të tjera. Kujtojmë vitin 2012, ku modelja shqiptare u shfaq në reklamën e re të “Nordstrom” në Amerikë. “Nordstrom” janë dyqane të mëdha veshjesh, veshëmbathjesh e aksesorësh në Amerikë, të cilat ofrojnë produkte nga “Diesel” e deri te D&G, “Versace”, “Armani” etj.

Bukuroshja shqiptare, pas sukseseve si modele, filloi edhe kurse për t’u bërë aktore. Fillimisht, karriera e Eva Pepajt u pasurua me rolin në filmin e regjisorit Michael Bay, i titulluar “The island”, me aktoren protagoniste Scarlett Johansen, si dhe mori pjesë në filmat e pavarur “Virtual Date 3.0” e “Sevenohfive Production”.

NJË FILM NË KRAH TË ISH­BASHKËSHORTIT

Ajo u shfaq edhe në filmin me metrazh të shkurtër “The hand off”, duke luajtur përkrah ish­-bashkëshortit të saj, Val Lauren. Nga kritika, aktorja mori vlerësimet më të mira, ndërsa nga ekipi i realizimit të filmit ka marrë notë maksimale.

Duket se karriera e saj si aktore po ecën me sukses, pasi Eva Pepaj së fundi ka shënuar rolin e saj më të rëndësishëm në aktrim. Aktorja me origjinë shqiptare është shfaqur në serinë e parafundit të serialit më të popullarizuar, “True detective” në HBO.

Në serialin, i cili nga kritikët amerikanë është vlerësuar lart, rolin kryesor e ka Rachel McAdams dhe përkrah saj luan pikërisht shqiptarja Eva Pepaj.