Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministria e Energjitikës jep me koncesion hidrocentralin e fundit mbi lumin e Bushtricës

Ministria e Energjitikës jep me koncesion hidrocentralin e fundit mbi lumin
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka vendosur të plotësojë ciklin e katër koncesioneve mbi lumin e Bushtricës duke hapur së fundmi garën për hidrocentralin e fundit. 

Sipas dokumenteve të publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se ky koncesion do të jetë për Bushtrica 4 dhe përfshin shfrytëzimin e pellgut ujor të lumit me të njëjtin emër, në kuotën e 820 metra mbi nivelin e detit deri në 1336 metra mbi nivelin e detit. Operatorët e interesuar duhet të shprehin interes deri më 21 gusht 2017 dhe pjesën më të madhe të pikëve e zë fuqia e instaluar dhe më pas vijnë tarifa koncesionare dhe analiza ekonomike dhe financiare.

Bushtrica 1 dhe 2

Më herët në fund të muajit prill pak para se fushata elektorale të ndizte motorët në maksimum, Ministria e Energjisë dhe Industrisë hapi një garë për partneritet publik privat për dy hidrocentralet Bushtrica 1 dhe 2. Këto të fundit  do të ndërtohen në kuotat 380 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 498 metra mbi nivelin e detit dhe nga 503 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 678 metra mbi nivelin e detit. Në vitin 2007 qeveria Berisha do të miratonte një bonus prej 9.5 për qind të pikëve për propozimin e pakërkuar nga kompania “2A Power sh.p.k. së cilës iu hoq e drejta pas mosrespektimit të kontratës.

Bushtrica 3

Në 12 qershor të po këtij viti Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të shpallte për interes edhe hidrocentralin Bushtrica 3. Kjo ishte në vargun e një seri HEC-esh të tjera si Kalivaçi, Grabovë, Lusa e më pas Gojan. Ky HEC parashikohet të ndërtohet në kuotën 683 metra mbi nivelin e detit deri ne kuotën 879 metra mbi nivelin e detit.

Pavarësisht vrullit për të dhënë disa koncesione në kohën kur vendi ishte në ethe elektorale duket se kanë nisur edhe kundërshtimet e para. Panë Komisionit të Prokurimit Publik është paraqitur edhe ankesa e parë që lidhet me Bushtrica 1 ankimuar nga një kompani private. Aktualisht procedurat e prokurimit janë pezulluar me një vendim të veçantë me përjashtim të emergjencave që marrin miratim paraprak./ Monitor