Ministri i Brendshëm bën bilancin: Sa policë dhe protestues janë lënduar në protestë!
Dritare.net

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka bërë publike shifrat e të lënduarve nga protestat e dhunshme të dy javëve të fundit. Në total janë 347 persona, ndërsa 7 punonjës policie janë pezulluar dhe po hetohen për raste të mundshme të përdorimit joproporcional të dhunës.
“Javët e fundit kanë qenë dhumë sfiduese për policinë e shtetit dhe një bilanc negativ për të lënduar. 347 janë të lënduar dhe në fillim unë nuk do të doja të bëja diferencim mes punonjësve të Policisë së Shtetit, protestuesve apo kalimtarëve. 107 protestues të lënduar, 39 kalimtarë të lënduar, përfshirë edhe gazetarë. Këto shifra janë një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe trajtimit proporcional që Policia e Shtetit ka bërë. Qëndrimi i Ministrisë së Brendshme është i qartë: ne garantojmë të drejtën kushtetuese, ashtu si dhe ndërhyrjen proporcionale. Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat e duhura, 7 punonjës të pezulluar dhe nën hetim, por edhe AMP është duke punuar në dhjetëra raste që janë referuar nga qytetarë apo hetim për raste specifike”, tha Demo./K.C/dritare.net