
Miliarderi turk tregon bisedën e fundit me kapitenin, përplaset me Prokurorinë për jahtin e braktisur
E Mërkurë 11 Shtator 2019, 15:03
Dritare.net

Nedim Akyuz, ka këmbëngulur se kapiteni i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezulton të ketë rekorde të mëparshme kriminale.
Ai ndërkohë i shoqëruar edhe nga punonjës të ambasadës turke ka kërkuar të marrë jahtin e tij në Turqi, por prokuroria ka refuzuar me argumentin se jahti shërben si provë për hetimin e çështjes.
Deri më tani jahti nuk i është kthyer, edhe pse pronari këmbënguli se për mirëmbajtjen e tij duhen shpenzuar miliona euro dhe kjo për të është humbje.
Prokuroria e Lezhës nga ana tjetër ka çuar për ekspertizë celularin e Sevgin Yabuz, personi që mendohet i zhdukur, me shpresën se do të mund të gjejë të dhëna për të mësuar më shumë rreth fatit të tij./Balkan web/

















