Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta takon komisionerin për Zgjerim: Anëtarësimi në BE, objektivi ynë kombëtar strategjik

Meta takon komisionerin për Zgjerim: Anëtarësimi në BE,
Presidenti  i shtetit, Ilir Meta ka takuar sot, komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ndërsa poston foton me komisionarin, Meta shkruan se, është i hapur për bashkëpunim të ngushtë për forcimin e besueshmërisë dhe cilësisë së procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë.

"Kënaqësi të takohesha me Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi ynë kombëtar strategjik.

I hapur për bashkëpunim të ngushtë për forcimin e besueshmërisë dhe cilësisë së procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë. ?????",- shkruan Meta./K.C/dritare.net