Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Shqiptarët kanë nevojë për dialog. Ata duhen dëgjuar, jo përjashtuar

Meta: Shqiptarët kanë nevojë për dialog. Ata duhen
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit, Ilir Meta shkruan se, shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë dhe pa manipulime.

Meta shprehet se, shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirëse dhe më shpresëdhënëse

“Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimmarrjen dhe destinacionin europium të vendit. Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirëse dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar! ??”, shkruan Meta./K.C/dritare.net