
Meta nënshkruan kallëzimin penal ndaj Dvoranit: Po i jap mundësinë historike Reformës në Drejtësi
E Martë 19 Nëntor 2019, 14:02
Dritare.net

" Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani. Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj", shkruan presidenti.
Ilir Meta ka ngritur padi ndaj kreut të KED-it, Ardian Dvorani në tre prokurori, atë të Tiranës, të Përgjithshme dhe te Krimet e Rënda, për akuzat e "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Përvetësimin e titullit apo detyrës shtetërore"./L.F-dritare.net

















