Na ndiqni edhe në

Modë

Meshkujt nuk i duan në krah, këto tipe femrash

Meshkujt nuk i duan në krah, këto tipe femrash
Femrat i pëlqejnë meshkujt që filozofojnë kur dalin bashkë, qoftë edhe në shoqëri. Ndërsa nga ana tjetër, meshkujt nuk i duan fare femrat që mundohen të tregohen ashtu siç nuk janë. Një studim i bërë në Britani të Madhe, me 750 vullnetarë ka treguar se rreth 60 e meshkujve nuk preferojnë të shoqërohen me ato femra të cilat përfshihen në çdo temë. Sipas tyre, kjo formë e të qënit në qendër të vëmendjes, apo të nxjerrin në pah mendimin e tyre për modën, por edhe për politikën e nivelit të lartë në të njëjtën kohë, nuk është e pëlqyeshme. Rreth 65 për qind e pjesëmarrësve në këtë studim është shprehur pro grupit të meshkujve që ‘nuk mbyllen’ në vetvete, apo qëndrojnë në qoshe, heshtin dhe mbeten në hije. Vetë mënyra e të imponuarit që zgjedhin ata, duke qenë gjithmonë aktivë dhe duke u imponuar në shoqërinë e tyre, është më e pëlqyeshme. Studimi del në përfundimin se ajo që është minus për femrat, për meshkujt është një plus. Sipas studiuesve, kjo gjë lidhet me strukturën e trurit që nuk është e njëjtë te vajzat dhe te meshkujt.