
Mediat ruse: Sali Berisha të dërgohet në Gjykatë Speciale, armatosi UÇK
Dritare.net

“Ish presidenti i Shqipërisë mund të jetë i akuzuar për shkak të një deklarate që ka pranuar se e ka ndihmuar UÇKnë me armatim gjatë luftës. Ai mund të dalë përpara një gjykate ndërkombëtare në Kosovë për hetime shtesë për lidhjet e tij me UÇKnë”, shkruan gazeta ruse. Në shkrim përmendet koha kur Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë në vitin 1997, duke treguar se ai ka ndihmuar UÇKnë me armatim në luftën kundër Serbisë. Avokati rus, Borivoje Borovic ka thënë se ai mund të akuzohet si bashkëpuntor siç e ka quajtur ai për terrorizëm.
“Bazuar në këto deklarata Sali Berisha mund të cilësohet si nxitës dhe bashkëpuntor për terrorizëm në Gjykatën Ndërkombëtare në Kosovë, ku do të mund të nisen hetime shtesë për këtë çështje”, ka thënë Borovic. Berisha thuhet se sa ka qenë president i Shqipërisë ka thyer depon e armatimit për ta ndihmuar Kosovën, duke veçuar se ka dhuruar mbi 600.00 armë Kallashnikov, pushkë gjysmëautomatike, municion e mina, transmeton lajmi.net “Unë kam hapur depot ushtarake për ta armatosur UÇK-në”, kishte thënë Sali Berisha para gazetarëve. Zyrtari serb që drejtonte operacionet në Kosovë gjatë luftës, Stevan Gjurovic ka thënë se Berisha ndikoi drejtpërdrejt në financimin dhe organizimin e UÇK-së.
“Nga viti 1990 deri në 1998 territori i Shqipërisë ishte qendra fillestare për trajnim. Berisha ka ndikuar në organizimin, përgatitjen dhe trajnimin e ushtarëve në Kosovë”, citohet të ketë thënë Gjuroviq për Sputnik Madje ai shkon aq larg sa thotë se kampe të tilla të trajnimit të ushtarëve ka pasur edhe në Zvicër, Gjermani dhe Austri. “Për të gjitha të dhënat unë kam botuar një libër që përmban dokumentet e KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut që flet se si janë përgaditur këta ‘terroristë’ dhe se si janë armatosur për të kryer sulme gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ai.
Emri i Berishës për armët ishte përmendur edhe më herët në një dokumentacion nga Prokuroria serbe, e cila kishte thënë se qendra për blerjen e armëve ishte shtëpia e Berishës në Tropojë. Sputnik vazhdon të citojë burime, duke shkruar se në fillimin e vitit 1999 UÇKja ka pasur një armatim dukshëm më të madh, armë të cilat kishin ardhur kryesisht nga Shqipëri. Ata citojnë edhe agjencinë e lajmeve DPA e cila kishte zbuluar një depo të armëve në Itali të destinuara për UÇKnë. “Në depo janë gjetur raketa, antitanke, raketahedhës dhe municion. Çdo gjë duhej të transportohej për të ndihmuar organizatën humanitare Caritas në Kosovë”, përfundon shkrimi.
Berisha: Unë i kam hapur depot që të armatoset UÇKja Ishkryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dhënë merita vetës kur ka folur për ndihmën që i ka dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar një detaj nga viti 1997. Duke folur në emisionin “Zona Express”, Berisha tha se pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, ai ka vendosur që të hapë dyert e depove me armë. Krejt kjo sipas tij, është bërë për dy arsye: të krijojë ekuilibër mes kundërshtarëve të armatosur dhe përkrahëseve të tij dhe arsyeja e dytë që shqiptarët e Kosovës të armatosen. “Bile ne si parti jemi organizuar që të japim armë pa lekë, edhe pse mund të ketë ndodhur që janë dhënë blerë. Por unë i kam hapur depot që të armatoset UÇKja”, ka thënë Berisha në “Zona Express” dy./shqiptarja.com

















