
Është e pamoralshme të këshillosh familjen dhe miqtë për zgjedhjet që bëjnë në jetë!
Dritare.net
Dhënia e këshillave miqve për marrëdhëniet e tyre apo për zgjedhjet vendimtare të jetës, si për shembull zgjedhja e një pune të re apo koha për të krijuar një familje është imorale, sipas një studimi të ri të kryer nga një filozof i Kembrixhit.
Dr.Farbod Akhlaghi, filozof morali në Kolegjin e Krishtit, argumenton se të gjithë kanë të drejtën e "autorësisë së vetvetes", kështu që duhet të marrin vendime për përvojat transformuese për veten e tyre.
Në një punim të ri për revistën filozofike Analysis, ai argumenton se kjo e drejtë për "autonomi zbuluese" shkelet edhe nga këshillat me qëllime të mira nga miqtë dhe familja për vendimet vendimtare të jetës.
Akhlaghi argumenton se është e pamundur të dihet nëse jeta e një miku do të përfitojë nga një përvojë transformuese – si puna e re, lindja e një fëmije ose një kurs universitar. U takon atyre ta zbulojnë, thotë ai.
Ajo që është vendimtare, argumenton profesori, është se vetëm duke i bërë këto zgjedhje në mënyrë të pavarur ne mund ta njohim veten.
“Aftësia për të parë se personi që ne jemi bërë është produkt i vendimeve që kemi marrë për veten tonë është shumë e rëndësishme.
Ka shumë arsye të ndryshme pse ne mund të kërkojmë të ndërhyjmë, disa egoiste, të tjera me qëllim të mirë, por cilido qoftë motivimi ynë, ne mund të shkaktojmë dëm të konsiderueshëm, duke përfshirë edhe njerëzit që duam më shumë.”, pohon ai./ J.H/dritare.net

















