Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marko from Tropoja, dhe Shqipëria tjetër!

Marko from Tropoja, dhe Shqipëria tjetër!

“Im Marko, Marko from tropoja” –është fraza që sigurisht të gjithë e mbajmë mend, nga filmi “Traken”.

Filmi aksion, me aktorin kryesor Liam Neeson i prezantoi botës, një anë të errët të Shqipërisë,  atë të trafikut të femrave

Por për të ndryshuar preceptimin për Shqipërinë, Active Albania" ka marrë përsipër një nismë në bashkëpunim me personazhë të njohur të artit, këngës dhe politikës; “Të ‘rrëmbejnë’ Liam Neeson për të parë si është Shqipëria e vërtetë.

Figurat e njohura, ftojnë “Taken” për të parë bukuritë natyrore ofron Shqipëria.

“Në kulturën e përgjithshme, Shqipëria është etiketuar si një strehë për bandat, kriminelët dhe gansterët. Ndërkohë që e kuptojmë se përceptimi i marrë nga filmat e mirë si Taken (2008), kjo është tërësisht e pavërtetë. Në realitet, Shqipëria është nje vend i bukur dhe tepër i sigurtë për t’u vizituar dhe jetuar. Prandaj ne filluam këtë fushatë për të apeluar personalisht aktorin e famshëm të Taken z. Liam Neeson.

Shikojeni videon dhe bashkohuni me ne duke nënshkruar peticionin për të sjellë z. Neeson në Shqipëri dhe të rrëmbehet nga natyra e bukur, mikpritja dhe traditat e përjetshme.”- shkruan Binaj në videon ku pasqyrohet pothuajse çdo pasuri që gëzon Shqipëria.

"Ashtu siç të kam thënë i dashur mik, shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe të ftuarëve. Mirë se të vish!"- i thotë Arben Bajraktaraj, (Marko)  kundërshtarit të tij./ I.M-Dritare.net