
Manastirliu: Vizitat në Poliklinikën e Specialiteteve, me planifikim online
E Enjte 28 Qershor 2018, 16:04
Dritare.net

Në Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë, sipas ministres Ogerta Manastirliu, referimi elektronik është zgjidhja për të shmangur sorollatjet dhe pritjet e gjata.
“Punojmë çdo ditë për të përmirësuar kujdesin shëndetëso. Falë investimeve në infrastrukturë i është ndryshuar faqe asaj që të gjithë e njohin si poliklinika qendrore e Tiranës. Në Poliklinikën e specialiteteve nr 3 në Tiranë referimi elektronik ka ulur fluksin e pacientëve, duke përmirësuar shërbimin për qytetarët", ka thënë ministrja e Shëndetësisë.
Ministrja Manastirliu, gjithashtu është shprehur se investimet në shëndetësi do të jenë në fokus, dhe deri në fund të vitin 2018, do të rikostruktohen 80 qendra shëndetësore./E.B-dritare.net

















