Makina me dru del nga rruga, humb jetën një person në Bulqizë
E Mërkurë 5 Qershor 2019, 19:07
Dritare.net
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur këtë të mërkurë në Bulqizë. Mësohet se, makina me lëndë drusore ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person. I plagosuri pritet të transportohet në Tiranë. Policia dhe një ambulancë është nisur drejt vendit të ngjarjes./K.C/dritare.net