Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Llotaria amerikane: "Sot u mërzita më pak se në maj"

Llotaria amerikane: "Sot u mërzita më pak se në maj"
Një njoftim i Ambasadës Amerikane për fitues të rinj të Lotarisë, ka rizgjuar shpresat e mijëra aplikuesve të cilët kishin marrë përgjigje negative në muajin maj.

Ata kanë nxituar të shikojnë rezultatet nëpërmjet sajtit në internet duke shpresuar se kësaj here ëndrra amerikane mund të bëhet realitet.

Sara R, një nga aplikueset e përvitshme të lotarisë thotë për dritare.net se edhe në këtë mundësi të dytë mori një përgjigje negative:

“U gëzova shumë sapo më dhanë lajmin për një listë të re fituesish, shkova me vrap në një internet kafe për të parë përgjigjen e statusit tim, por për fat të keq nuk isha fituese. U mërzita pak, por jo aq sa në maj të them të drejtën sepse ndryshe nga hera e parë që e prita për muaj të tërë përgjigjen, sot ishte një shpresë që u ndez dhe u fik brenda pak minutash”.

Në minutat e para pas nxjerrjes së njoftimit, serveri duket se pati ngarkesë duke qenë se kërkonte më shumë kohë për tu hapur.

Ilda H, një tjetër aplikuese e këtij viti thotë se u zhgënjye përsëri nga përgjigjja:

“Sapo pashë në Facebook lajmërimin për një fitues të rinj, nxitova të hapja faqen për ta kontrolluar. Isha pothuajse e sigurt që këtë herë do ta fitoja, por rezultati ishte përsëri njësoj: Nuk isha përzgjedhur. Megjithatë nuk i humbas shpresat. Ishalla fitoj vitin që vjen”.

Nuk dihet me saktësi se sa aplikantë të rinj kanë përfituar nga kjo mundësi e dytë, ndërkohë që aplikuesit e për këtë vit ishin afërsisht 200 mijë.

Pritet që lotaria e re amerikane të hapet si çdo vit nga data 1 tetor deri në 3 nëntor, ndonëse për këtë nuk ka ende lajmërim nga Ambasada Amerikane në Tiranë. / dritare.net