Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Llotaria amerikane, një mundësi e re për ata që s'fituan: Pranohen aplikantë të rinj

Llotaria amerikane, një mundësi e re për ata që
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë një njoftim ditën e sotme se të gjithë aplikantët që nuk kanë fituar lotarinë mund ta kontrollojnë edhe një herë statusin e tyre, pasi janë pranuar aplikantë të rinj.

Në një njoftim në “Facebook” dhe faqen zyrtare jepen udhëzimet e mëposhtme.

“Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV­ 2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV ­2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur.

Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS­260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-­së.

Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë”.