
Lirohet Lulzim Caka, i tmerrshmi i Beratit
Dritare.net

Një nga personazhet më të njohura të botës së krimit gjatë viteve 1997-1999 Lulzim Ceka, është liruar ditën e hënë nga burgu i Fushë-Krujës.
Caka njihet si vrasësi gjakftohtë ku për hakmarrje pas vrasjen së nënës së tij në vitin 1999 ai ekzekutoi Valter Begën dhe Mariglen Camin.
Caka këtë krim e kreu duke u arratisur nga qelia e burgut ku qëndronte për të tjera vepra penale. Pas këtij krimi ai do të qëndronte në arrati dhe emri i tij do të rikthej në skenë teksa tentoi të vras zyrtarët e policisë Gani Malushin drejtorin e Beratit dhe Ilir Ngresin shefin e postët Kuçovë.
Karriera kriminale e Cakës daton para vitit 1997 aty ku ai u përfshi në grupet kriminale të Kutallisë në Berat.
Në vitin 2003 Caka do të sillej në Shqipëri pas ekstradimit nga Italia, por nga ai momenti ai vuri në funksion planin për ti shpëtuar burgimit me 75 vite.
Pas ekstradimit ai kërkoi rivendosje në afat dhe rishikim të dënimit, ku gjykata e lartë e më pas ajo kushtetuese i dhanë të drejtë duke rihapur procesin.
Përfundimisht me një tjetër trupë gjykuese ai u dënua nga apeli i Vlorës me 25 vite burg dhe duke përllogaritur paraburgimit 1vit në 1.5 vite burg ai arriti të fitoj lirinë më 29 korrik 2019 në moshën 57 vjeçare.
Historia ;
Ndaj tij rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, të cilat krijuan mitin e një vrasësi gjakftohtë, por edhe hakmarrës. Ngjarja më e tmerrshme është ajo e rrëmbimit të nënës së tij, Xhevrie Caka dhe masakrimit të saj, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier.
Gruaja u rrëmbye në derën e komisariatit në vitin 1999, dhe pas torturave u gjet e masakruar në pyllin e Semanit. Pas këtij krimi, Lul Caka u betua për hakmarrje dhe e realizoi punën e vet më të madhe kriminale, pasi u betua dhe u arratis nga burgu për këtë qëllim. Në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët, Valter Bega dhe Mariglen Cami, krime që i kreu në Shqipëri.
Lul Caka u ngjit në piramidën e krimit menjëherë pas 1990-s, për shkak të lidhjes familjare që kishte me një tjetër të fortë, Loshin e Karbunarës dhe banda të Beratit. Por, kundërshtarët e tij ishin nga fshati Samaticë e përkatësisht fisi Cami dhe Bega dhe dy fiset, Cala dhe Yzeiri.
Por, ai pati episode të vogla kriminale deri në vitin 1995, vit në të cilin ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa më pas miti i tij frikësonte këdo që udhëtonte gjatë vitit 2001, pasi shpesh postblloqet me njerëz të armatosur sulmonin automjetet, por ajo që i hodhi prangat dhe e dërgoi në burg ishte pikërisht sulmi ndaj policisë. Ai tentoi të vrasë dy shefat e Krimeve të Kuçovës dhe të Beratit në urën e Samaticës, shkruan gazeta “si”
Ngresi dhe Malushi shpëtuan, ndërsa në vendngjarje mbeti e shkrumbuar makina e tyre. Pikërisht për këtë episod, Lul Caka vuajti dënimin në bashkim dënimesh duke përfshirë edhe vrasjen e Pëllumb Eminit, një krim që i kushtoi atij më pas vrasjen e së ëmës.
Pas arratisjes përmes një sharre që preu hekurat e burgut dhe pasi kreu masakrën në Berat, Caka u largua nga Shqipëria ku edhe jetoi në arrati në Itali për 15 muaj. Ndërkohë, në burg po vuajnë dënimin me 75 vite në total tre vrasësit e tjerë të nënës së të ‘tmerrshmit të Beratit’.
Kundërshtarët e Lul Cakës, janë Fatmir Emini, i njohur ndryshe si Mile Cami, të cilit Lul Caka i ka vrarë të vëllanë, një krim që solli më pas për gjakmarrje masakrimin e të moshuarës. Në burg për këtë krim janë edhe dy vëllezërit, Artan dhe Bledar Yzeiri, të dënuar përkatësisht me nga 25 vite burgim secili./ I.M-Dritare.net

















