Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Liqeni i Farkës një vend i shndërruar krejtësisht në përrallë turistike

Liqeni i Farkës një vend i shndërruar krejtësisht në
Erion Veliaj nuk ndalon. Sa në kryeqytet, sa në rrethinat turistike të Tiranës. Tashmë po bën të jetueshme dhe destinacion turistik krejt zonën e liqenit të Farkës.

Erion Veliaj shkruan sot se: “Liqeni i Farkës u shndërrua sot në mikpritësin e garës së parë të Triathlon-it në Tiranë. 

 750 m not, 11 km biçikletë dhe 4 km vrap në natyrën fantastike të Farkës 

Me këtë frymë dhe energji, shumë shpejt e kthejmë Tiranën në destinacionin e preferuar për turistët e huaj”.

Triathlon-i në Tiranë është një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Në garë morën pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë, por vendin e parë për femra e zuri Jelena Tomaseviç, kurse për meshkuj Strahinja Trakiç.

“Jam shumë i lumtur që Lonely Planet e ka renditur Tiranën si një nga dhjetë qytetet më të mira për t’u vizituar në Europë. Kjo do të thotë se puna që kemi bërë bashkë, jo vetëm bashkia, por i gjithë qyteti me 1 milion banorë, ia kanë rritur emrin e Tiranës, që sot është një nga dhjetë qytetet më të vizitueshme në Europë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, sportistët garues në Tirana Triathlon përshkruan distancat 750 m not, 11 km biçikletë dhe 4 km vrap të zhvilluara njëra pas tjetrës. Përgjatë të gjithë itinerarit ishin të pranishëm Policia Bashkiake, ambulanca dhe vullnetarë, të cilët ndihmuan garuesit në sinjalistikë dhe në pikat e shpërndarjes së ujit./d.m-dritare.net