Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Jam në një marrëdhënie prej disa vitesh, por shpesh nga inatet arrijmë deri në ndarje, çfarë të bëj!

Jam në një marrëdhënie prej disa vitesh, por shpesh nga

Përshëndetje Psikologe Enertila!

Unë që ju drejtohem jam një vajzë e cila jam në një marrëdhënie prej disa vitesh. Ne e duam njëri-tjetrin dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për njëri-tjetrin për ta bërë tjetrin të lumtur. Fatkeqësisht, shpesh gjërat nuk vazhdojnë gjithmonë të mira, por ndërlikohen dhe na duhet të përballemi me probleme dhe shpesh edhe të inatosemi për gabime, të grumbullojmë shumë inate që të prishin themelet e historisë sonë. Si mund ta menaxhoj unë këtë gjendje pasi po më mundon shumë. Faleminderit dhe suksese.

Përshëndetje lexuesja jonë!

Ne duhet t'i kushtojmë vëmendje disa gjërave që të jemi në gjendje të vazhdojmë marrëdhënien tonë në një mënyrë të qëndrueshme.

Dy të dashuruar janë para së gjithash edhe dy miq. Si çift duhet të ndani, besimet, emocionet, ëndrrat, parimet bazë. Lexuesja jonë mos prisni të ndryshoni tjetrin por ta pranoni ashtu siç është. Kjo nuk do të thotë të mos u përpiqni ta zbusini atë që bien ndesh me natyrën tuaj ose që krijojnë probleme në marrëdhënien tuaja, por as të prisni që tjetri të bëhet ai që nuk është. Përsosmëria nuk ekziston. Vlerësoni anët pozitive të tjetrit. Vlerësimi dhe lartësimi jo vetëm që e vendos personin e bukur që kemi zgjedhur para syve tanë, por këto cilësi pozitive mund të përdoren si pika të forta për të zbutur dhe pranuar defektet e personit me dashamirësi më të madhe E dashur lexuesja jonë konsideroni veten gjithmonë të barabartë, në çift të dy duhet të kenë të njëjtën fuqi, të njëjtat të drejta dhe të njëjtat detyra. Asnjëherë mos u përpiqni të ngacmoni , duke krijuar një dinamikë të fuqishme nënshtruese që krijon urrejtje dhe frustrim në të gjitha gjërat që dobësojnë marrëdhënien. Lexuesja jonë ju jeni dy qenie të barabarta që doni të realizoni një projekt të përbashkët me përkushtim dhe respekt që të dy ta shijoni. Është e nevojshme të bëni gjëra të bukura së bashku , kjo forcon lidhjen, krijon afërsi emocionale .

Mësoni të menaxhoni konfliktet e kota. Heshtja për disa gjëra krijon vetëm një seri të gjatë keqkuptimesh mbi të cilat ndërtohen problemet në çift. Është e nevojshme të shprehni shqetësimin, të flisni për të, ta përballoni së bashku duke bërë këtë çon në një ekuilibër të ri lind një stabilitet i ri që përcakton jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj. Secili prej jush duhet të ruajë hapësirën e tij jetike për të shmangur shpërthimin e vetes . Vetëm dy individë autonome mund t'i japin jetë një marrëdhënieje të pjekur në çift. Duke ruajtur individualitetin, njeriu evoluon. Është e nevojshme të angazhoheni, të investoni kohë dhe energji në çift që kjo të funksionojë. Marrëdhëniet janë teper delikate, duhet pasur kujdes. Përballuni me të kuptuarit se çfarë është e rëndësishme për çiftin, cilat janë nevojat e çiftit dhe bëni gjithçka që të përpiqeni t'i kënaqni së bashku.Lexuesja jonë këto janë disa nga çelësat që do t'ju ndihmojnë të përmirësoni marrëdhënien tuaj. Duke marrë parasysh të gjitha këto, duhet të mbani mend gjithashtu se sekreti kryesor i një marrëdhënieje të suksesshme është të pranoni njëri-tjetrin dhe të komunikoni më mire.Uroj shumë që këndvështrimi im të mund tu ndihmojë. Gjithë të mirat./dritare.net