

Miqtë e saj e thonë shpesh se është një nënë e mirë dhe një grua shumë e dashur për të gjithë.
Edhe këngëtari Landi Hysi ditën e sotme ka postuar 3 foto në Istagram, ku është bashkë me Valbonën. Ai ka gjetur për të shpehur mirënjohjen e tij ndaj Valbonës, disa shumë domethënëse.
"Këtë gocën këtu e kam takuar për herë të parë kur kur kam qenë në vit të dytë a të tretë gjimnaz tek shkolla "Petro Nini Luarasi" aty ku njerëzit kanë zemër të madhe dhe talentet e dala nga ajo shkollë në çdo fushë të jetës i kanë bërë dhe i bëjnë gjërat me shumë dashuri e pasion. Pra, po thoja, kjo goca, e cila si me make up, si pa make up, si e qeshur, si serioze, si me fustan, si me jeans, si me diell, si me shi, si në veri, si në jug, si mes burrash, si mes grash, si në TV, si në jetën e përditshme mbetet thjesht e bukur, sepse në shpirt është e tillë. E njëjtë. E pandryshuar. Zonja dhe Zotërinj Valbona Selimllari!"/D.M-Dritare.net

















