
Recetë nga Aulona Musta: Ja si të përgatisni kek me tërshërë dhe arra!
Dritare.net
Në Instagramin e saj, moderatorja Aulona Musta, ka postuar recetën e një keku me tërshërë dhe arra.
Ne të dritare.net po e ndajmë me ju, sepse ishte shumë i mirë dhe i shëndetshëm.
Përbërësit:
- 350 gram tërshërë e imët
- 2 vezë
- 3 banane (plus 1 për zbukurim)
- 360 ml qumësht bajame ose kokosi
- 100 gram mjaltë
- 100 gram arra
- 30 gram vaj kokosi
- 2 luge çaji fryrës për ëmbëlsira
- ekstrakt vanilje
Përgatitja
Në një tas, shtypni bananet derisa të behen si pelte, shtoni vezët, qumshtin, vajin e kokosit, mjaltin dhe vaniljen. I perziejmë mirë.
Pastaj shtojmë tërshërën, fryrësin e ëmbëlsirave dhe arrat. Vazhdojmë t’i përziejmë. I lëmë 5-7 minuta dhe i hedhim në tavë. E fusim në furrë dhe e lëmë kekun për 40-45 minuta. Pasi e nxjerrim e lëmë edhe 30 minuta të ftohet.
Sipër mund ta zbukuroni me çfarë të dëshironi, me banane, kakao, çokollatë etj. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net

















