Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Mëngjesi me Edlirën, vezë me spinaq

Mëngjesi me Edlirën, vezë me spinaq

Nëse keni dilema apo nuk dini se çfarë të përgatisni për mëngjes, dritare.net ju ka sjellë një recetë shumë të shijshme dhe të shëndetshme, të gatuar nga Edlira Ruzi, e cila vazhdimish ka sjellë receta për ju, gjatë këtyre ditëve në izolim.

Receta e mëngjesit është, “Vezët Popaj”, të cilat përgatiten me vezë spinaq dhe djathë.

Mëngjesi me Edlirën, vezë me spinaq

Përbërësit:

-2 vezë

-gjethe spinaqi

-thërrime djathi

-pak vaj ulliri

Përgatitja:

Marrim një tigan dhe shtrojmë dy shresa me gjethe spinaqi, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë në zjarr të ulët për 2 minuta. Pasi të shohim që volumi i spinaqit është ulur, marrin dy kokrra vezë dhe i hedhim sipër. I trazojmë lehtë vezët mbi spinaq dhe në qendër hedhim pak djathë. Sipër tyre i hedhim shumë pak vaj ulliri. Me kujdes, mbledhim dy anët e spinaqit, fikim zjarrin dhe i lëmë në temperaturën e saj. Pasi të shikoni se është gati, vendoseni në një pjatë. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net