
Këtë të diel Pashke, për të na ëmblësuar ditën, Edlira Ruzi gatoi live me ndjekësit e Dritare.net në Facebook, një kek të thjeshtë por plot shije.
Ne po ndajmë recetën me ju, që ta përgatisni për familjen ose të dashurit tuaj, sot!
Përbërësit:
· 200 gram sheqer
· 200 gram miell
· 100 gram gjalpë
· 3 kokrra vezë
· 250 gram rikota, gjizë ose djathë të butë (sipas dëshirës)
· Ngë grusht me thërrime çokollate
· Pak vanilje
· 1 pako pluhur pjekjeje
Përgatitja:
Në një enë të madhe hedhim sheqerin dhe i shtojmë rikotën. I trazojmë mirë derisa të bëhet një masë homogjene, dhe më pas i shtojmë gjalpin e butë. Sërish e përziejmë derisa të tre përbërësit të bëhen homogjenë. Më pas shtojmë vezët një nga një, duke i përzier. Pastaj shtojmë dhe miellin. Bashkë me miellin shtoni dhe një pako pluhur pjekjeje dhe vaniljen. Shtojmë edhe çokollatën dhe i përziejmë të gjitha derisa masa të homogjizohet. Pasi të jetë gati, masën e hedhim në tavën e kekut e cila duhet të jetë e lyer me vaj ose me gjalpë. E pjekim në furrë të parangrohur me temperaturë 170 gradë, për 40 minuta. Pasi të jetë gati, mund t’i shtoni dhe çokollatë sipër, nëse dëshironi. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net

















