
Për darkë të sugjeroj të gatuash qoftet vegjetariane të Edlirës!
Dritare.net
Nëse nuk dini se çfarë të gatuani për darkë, dritare.net ka një recetë super të shijshme për ju.
Qofte vegjetariane nga Edlira Ruzi.
Ne po ju sjellim recetën e shijshme që nuk merr shumë kohë për t’u gatuar dhe është super e thjeshtë.
Përbërësit
4 lugë gjizë,
5 lugë galetë ose bukë e grirë
1 vezë
erëza, majdanoz, kopër
2 lugë djathë i grirë
kërpudha
gjysmë gote umësht
2 thepi hudhër
Përgatitja
Pasi keni larë majdanozin dhe kopërin prijini imët. Në një tas shtoni 4 lugë gjizë me kripë. Shtoni galetën dhe trazojeni përbërjen. Pasi e keni trazuar mirë, shtoni dhe 2 lugë djathë dhe përziejeni sërish. Hidhni erëzat e grira dhe pastaj vezën. Ngjisheni masën me dorë dhe formoni topat e qofteve. Qoftet lyejini me pak miell. Këto qofte nuk do të skuqen, por kalojini në një tigan me pak kërpudha.
Grijini kërpudhat dhe hidhuni në një tas. Në një tigan shtoni vajin e ullirit, 2 thelpi hudhër të shtypur, kërpudhat dhe shumë pak ujë.
Lërini të zihen deri sa të marrin një ngjyrë kafe dhe shtoni qoftet sipër tyre. Pas 5 minutash kthejini në anën tjetër, me kujdes që mos ju prishen. Në fund shtoni gjysmë gote qumësht dhe lërini të zihen sa të trashet lëngu. Vendosini në një pjatë dhe ju bëfshin mirë!/K.C/dritare.net

















