Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si ta kuptojmë që peshku është prishur!

Si ta kuptojmë që peshku është prishur!

Nuk jeni i sigurt nëse ajo pjesë e salmonit që keni blerë është ende e freskët, apo peshku që keni pjekur në skarë dje është ende i sigurt për t'u ngrënë? Këto janë pikat kryesore që duhen kontrolluar për të ditur nëse peshku është akoma i mirë.
Sa kohë ruhet një peshk?
Në përgjithësi, një peshk mund të zgjasë nga dy ditë deri në disa muaj dhe kjo varet nga shumë faktorë, si për shembull nëse peshku është i freskët, i ngrirë apo i gatuar.
Për sigurinë tonë, është mirë të zgjedhim peshkun më të freskët, ndaj do të kujdesemi që të ketë erë të pastër, pelagjike, mish me shkëlqim dhe sy të pastër.
Nëse blini peshk të ambalazhuar, kontrolloni datat e shitjes dhe hidheni peshkun që ka qenë në frigorifer për më shumë se dy ditë ose që ka qenë i ngrirë për 6 deri në 9 muaj. Sa i përket peshkut të gatuar, hidhni çdo gjë që ka mbetur në frigorifer më shumë se tre ditë ose në ngrirje për më shumë se tre muaj, përcjell dritare.net
Sipas ekspertëve, këto janë shenjat që tregojnë se një peshk i papërpunuar është prishur:
Erë e rëndë e amoniakut
Sytë e turbullt
Ngjyra gri
Mavijosje
Si ta dalloni që peshku i gatuar është i keq?
Nëse nuk e hani të gjithë peshkun që keni gatuar, është mirë ta vendosni në frigorifer në një enë hermetike. Rregulli thotë se duhet të ruhet në frigorifer deri në 3 ditë. Shqisat tuaja, si nuhatja dhe shikimi, do t'ju udhëheqin përsëri drejt kësaj. Një erë e fortë, një strukturë e thatë dhe myku janë shenja se peshku është i prishur. Nëse keni dyshime, hidheni.
Sa zgjat peshku në frigorifer?
Peshku i gatuar do të qëndrojë deri në tre ditë në frigorifer, ndërsa peshku i papërpunuar duhet të gatuhet ose ngrihet brenda 2 ditëve.
Sa kohë ruhet peshku në frigorifer?
Filetat e peshkut mund të ruhen në frigorifer për 6 deri në 12 muaj. Peshku i gatuar mund të mbahet në frigorifer deri në tre muaj.
Çfarë bëjmë me peshkun e prishur?
Nëse jeni të sigurt se peshku është i prishur, hidheni dhe lani duart tërësisht, si dhe të gjitha sipërfaqet që kanë rënë në kontakt me të për të shmangur përhapjen e mikrobeve./K.C/dritare.net