Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Ky mjaltë prodhohet vetëm një herë në pesë vjet! Ja pse është kaq i çmuar!

Ky mjaltë prodhohet vetëm një herë në pesë vjet!

Në mesin e bukurive natyrore që ofron fshati Zhapokikë, një perlë e rrallë shfaqet çdo pesë deri në gjashtë vjet: mjalti i lofatës. Ky mjaltë nxiret e bletët që ka bletërritësi, Alkest Shehu.

Ky mjaltë prodhohet vetëm një herë në pesë vjet!

Kjo lule e egër me ngjyrë rozë, që mbulon kodrat e fshatit gjatë prillit, është baza e një prej varieteteve më të veçanta të mjaltit shqiptar. Sipas bletërritësit Alkest Shehu, ky mjaltë ka një ngjyrë të errët dhe vlera të mëdha shëndetësore, veçanërisht për fëmijët gjatë stinës së dimrit, pasi ndihmon në lehtësimin e problemeve me fytin dhe grykët.

Prodhimi i këtij mjalti kërkon bletë të forta dhe kushte klimatike të përsosura, çka e bën atë shumë të rrallë dhe të çmuar. y mjaltë prodhohet shumë rrallë, vetëm çdo pesë apo gjashtë vjet sepse kërkon bletë të forta dhe kushte perfekte. “Nuk është mjaltë që mund ta prodhosh çdo vit. Po ndodh lofata lulëzon vetëm kur natyra bashkëpunon,” shpjegon Alkesti për DritareTV.

Në një kohë kur tregu shpesh mbushet me produkte të përziera apo me sheqer, cilësia e vërtetë e mjaltit qëndron te pastërtia e tij. “Ajo që duhet të shikojmë nuk është vetëm shija, por mungesa e mbetjeve të ilaçeve dhe përbërja natyrale,” thotë më tej ai.

Një veçori tjetër e mjaltit të lofatës, si edhe atij të lisit – është se nuk kristalizohet gjatë dimrit për shkak të përqindjes së ulët të glukozës. Ky fakt shpesh keqkuptohet nga konsumatorët, por sipas ekspertit, është pikërisht kjo që e bën të përshtatshëm për personat me diabet dhe për këdo që kërkon një alternativë të shëndetshme.

Mjalti i lofatës nuk është vetëm një produkt, por një dëshmi e fuqisë së natyrës dhe traditës shqiptare të bletarisë, një dhuratë që vjen rrallë, por lë gjurmë të ëmbla./K.C/dritare.net