Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Giorgia Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e kryeministrit Rama!

Giorgia Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj,

Kryeministrja Giorgia Meloni do të nxjerrë në ankand një pjesë të dhuratave që ka marrë gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit. Janë zgjedhur objektet me vlerë mbi 300 euro sepse, sipas ligjit, kryeministrja nuk mund t’i mbajë për vete. Dhe vlera totale e tyre është rreth 800 mijë euro.

Ende nuk është bërë publike lista e dhuratave që do të shiten me ofertën më të lartë nga shtëpia e ankandeve romake, Bertolami Fine Art, e cila ndodhet në historikun palazzo Caetani Lovatelli në Romë. Por për të krijuar një ide mbi nivelin e objekteve mjafton të shihet lista e ofruar pas interpelancës parlamentare të bërë nga deputeti i Italia Viva, Francesco Bonifazi. Dhuratat janë mbi 270 dhe aktualisht ruhen në një dhomë të palazzo Chigi.

Dhurata e parënga kryeministri indian Narendra Modi, daton në G20 në Bali në nëntor 2022, bëhet fjalë për veshjen tradicionale të grave të Keralas Ka edhe një statujë prej cope, dhurata e demokratit Michele Emiliano. Përveç kësaj, rreth pesëmbëdhjetë qilima të marrë gjatë udhëtimeve në Libi dhe vende të tjera arabe. Por jo vetëm kaq. Në listë hyjnë gjithashtu dy byzylykë metalikë, katër piktura, një pjatë metalike, një varëse, një unazë dhe vathë.

Ka pastaj këpucë prej pitoni blu nga një stiliste saudite, vazo, bizhuteri dhe kuti bizhuterish, një tavolinë e vogël shkrimi në një valixhe të kuqe. Gjithashtu shamia e dhuruar në Abu Dhabi nga kryeministri shqiptar Edi Rama për 48-vjetorin e Melonit, një servis çaji prej porcelani dhuratë e kryeministrit hungarez Viktor Orbán dhe një tas qeramike që ia ka dhënë ish-presidenti amerikan Joe Biden./dritare.net