Kur të braktis Amerika, përfundon te Monika ose Bregu i Lumit

Nga Kreshnik Spahiu

Sot, rreth orës 13:00 dola nga zyra për të pirë një kafe me kolegët. Ndërkohë që ata vazhdonin flisnin rreth një bisedë juridike, unë u tregova i paduruar dhe si shqiptar tipik që jam, hapa celularin të kontrolloja lajmet nga Shqipëria. Isha shumë i shqetësuar për qëndrimin amerikan mbi krizën atje në Shqipëri.

Hapa 6 portale që anojnë në krah opozitar, por asnjëra s’kishte lajme për zotin Palmer. Çdo portal që mbështet opozitën ishte mbushur me 30 lajme nga protesta te “Bregu i Lumit”

S’kishte si të ndodhte ndryshe: Amerika i kishte vënë kryqin, jo thjesht opozitës bardheblu, por marrëzisë antiamerikane të Sali Berishës.

Berisha po tentonte me lajme kot të sfumonte, diplomacinë amerikane duke sajuar zhurmën e “Bregut Lumit”

E tmerrshme thash me vete: Po tani si do të justifikohen demokratët, sepse këtë nuk e akuzojnë dot as që e ka blerë SOROS?

Jam i sigurt që edhe zotin Palmer do e shpallin armik. Kështu ka bërë  Berisha me çdo diplomat amerikan.

Po pse në 27 vjet PD-ja akuzon si armiq të demokracisë dhe të korruptuar çdo ambasador amerikan që ka punuar në Shqipëri?  Për korrektësi të historisë diplomatike shqiptare po rendis 10 faktet e mëposhtme:

1- 1991- 1994 William Reyerson, i vetmi ambasador amerikan që ka mbështetur PDnë, por që do të shpallej si armik 23 vjet më vonë, në vitin 2014. Reyerson u konsiderua armik nga PD-ja për shkak se kërkoi që Berisha të dalë në pension dhe mos jetë as deputet në Parlament sepse pengon PD-në.

2- Joseph Lake 1994 – 1996, u shpall si armik dhe përkrahës i PS-në për shkak se kontestoi projekt-kushtetutën e iniciuar nga PD-ja në vitin 1994, kërkoi lirimin e 5 minoritarëve grek të Omonias të arrestuar si agjentë të Athinës dhe mbështeti Kryetarin e Gjykatës Lartë, Zef Brozin që kundërshtoi ish-Presidentin asokohe. Në këtë periudhë kongresmenët Engel dhe Lantosh nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri. Ndihmëssekretari amerikan i shtetit që vizitoi Shqipërinë në Qershor të vitit 1996 nuk pritet në takim nga ish-presidenti i atëhershëm. Lake do të largohej më pas nga Shqipëria dhe vendin e tij do ta zinte Marisa Lino.

3- 1996 – 1999 Marisa Lino. PD-ja akuzoi ambasadoren Marisa Lino si të implikuar në rebelimin e armatosur që rrëzoi qeverinë. Ndërkohë që populli ishte i armatosur dhe në gjendjen jo vetëm të jashtëzakonshme, por edhe në luftë civile, ambasadorja amerikane M. Lino do të dilte në një deklaratë në RTSh për të siguruar shqiptarët se ambasada do të qëndronte hapur dhe bashkë me të do të qëndronin dhe 12 punonjës të Ambasadës Amerikane, por më vonë ajo dhe shtetas të tjerë amerikan do të evakuoheshin me “Sikorsky” nga Marina Amerikane.

4- 1999 – 2002 Joseph Limpreht. PD-ja akuzon ambasadorin amerikan Joseph Limpreht për bashkëpunim me Fatos Nanon dhe fill pas vrasjes së Azem Hajdarit fishkëllehet dhe pritet me sharje në selinë e PD-në. Më vonë Limpreht do të ndërronte jetë dhe vdekja e tij do të përgojohej nga mediet pro PD për histori banale rozë.

5- 2002 – 2004 James Jeffry. PD akuzon ambasadorin James Jeffrey si guvernator të Shqipërisë dhe ai largohet nga Shqipëria pa përfunduar mandatin drejt një misioni më të rëndësishëm në Irak dhe Afganistan.

6- 2004 – 2007 Marcie Ries. Zonja Ries njihet si një nga ambasadoret që mbështeti fillimin e karrierës së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit fitoi 3 mandate radhazi kundrejt PD-së(2000-2011). Megjithëse nuk është përfolur shumë Ries nuk gëzon “respektin apo mirënjohjen” nga PD-ja,  e cila mbajti marrëdhënie të ngrira me të dërguarën e Washingtonit.

LEXO DHE :  Përdhunimi i dyshuar, reagon policia: Ja e vërteta e ngjarjes në Durrës!

 

7- 2007 – 2010 John Withers, II. 7 Maj, PD-ja do të akuzonte ambasadorin John Ëithers për flirte me ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, se ata të dy manipuluan rezultatet e raporteve mbi korrupsionin e qeverisë së PD-së. Ndaj Withers apo njohur ndryshe si “çokollata” nuk gëzon mirënjohjen e ish e të djathtëve, madje ish-lideri demokrat në emisionin “Opinion” nuk do t’i përmendte as emrin, por do të shprehej se “ky zotëri” (Ëithers) ka bërë politikë personale me të. Pas largimit të tij Withers në një nga raportet e tij me titull “Ringjallja e fantazmës së komunizmit”, do ta etiketonte ish-liderin demokrat si një ish- komunist, sekretar partie, që përdor të njëjtat armë si dikur për të mbajtur pushtetin e tij.

8- 2010 – 2014 Alexander Arvizu. PD-ja akuzon ambasadorin Alexander Arvizu si të blerë nga socialistët dhe mbështetës të platformës për të sjellë PS-në dhe Edi Ramën në pushtet. Madje burime nga PD-ja do të shpreheshin për largimin e tij si vijon:

“Alexander Arvizu u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës dhe jo si i popullit shqiptar”.

9- 2014 PD të vetmin ish-ambasador William Edwin Reyerson (1991-1994) të cekur në fillim të këtij shkrimi do ta shndërronin çuditërisht nga mik në armik, vetëm se në një intervistë të vitit 2014 W. Reyerson kërkoi haptazi që ish-lideri historik S.Berisha të dalë në pension dhe të mos qëndrojë më si kryetar në hije e të mos bëj kinse sikur PD-ja është nën duart e liderit të ri, L. Basha.

10- 2014 – 2018 Donald Lu. Në vitin 2018 PD-ja akuzon ambasadorin Lu si të blerë nga Soros dhe të korruptuar nga Edi Rama për një reformë të një anshme në drejtësi. Në 17 Maj 2017, Mungesa e vullnetit për Vetting shtyu PD-në t’i afrojë marrëveshje Rames duke e lënë në pushtet edhe 8 vjet me qëllim që së bashku të nxjerrin jashtë loje projektin amerikan “Veting” në politik.

Ambasadori Lu u sulmua barbarisht nga rrjetet sociale në një fushat denigrimi të papranueshme të ashtuquajtur “Peshku i Madh”. Bojkoti i darkës së lamtumirës së PD-së me ambasadorin Lu të SHBA dhe Vlautin të BE, shënojnë kulmin e një historie konflikti të PD-së me Washgtonin dhe Brukselin.

 

Viti 2019: Berisha nuk rresht në luftën e tij kundër diplomacisë amerikane!

Armiku i radhës është Palmer. Në këtë luftë, Rusia s’ka fare nevojë të financojë Sali Berishën sepse as ky nuk ka nevojë për paratë e Putinit, pasi është aq i pasur, sa nuk e blen dot askush me para. Gjithsesi një gjë është e sigurt që edhe sikur shefi KGB të kishte qenë lider i opozitës në Shqipëri nuk do të kish qenë kaq agresiv me BE-në dhe SHBA-në sa shtetasi Berisha.

Palmer është armiku i fundit sepse për Berishën kjo është fundi historisë.

Dhe kur Amerika të heqë vizën, përfundon te Monika ose te “Bregu i Lumit”/Marrë nga Facebook-u i autorit./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.