Kujdes kur blini online, meksikani po ju mashtron me shitjen e makinave!
Dritare.net
Sipas Alban Kosovës, ekspert teknologjie, pas kësaj faqeje qëndron një meksiakan. Ai tregon se si ai po i mashtrohen shqiptarët, duke iu marrë shuma të mëdha parash dhe duke mos e marrë pas makinën.
“Njerëzit hyjnë në website autobrandnet.com kërkojnë të blejnë një makinë, bëjnë pagesë bankare nëpërmjet dokumenteve dhe makina nuk ju vjen. Është një shtetas meksikan, që fshihet pas këtij website. Marrim rastin e një makine të përdorur Porche të viti 2015, që tek autobrandnet.com shitet 24 900 dollarë, e njëjta makinë ndodhet tek website i besuar, me vlerë 92 mijë dollarë dhe është në ankand, për të cilën shumë persona mund të japin ofertë dhe nuk mund ta blejnë. Ndërsa tek autobrand, me foto të vjedhura të tregon se mund ta blesh direkt, ndërsa realisht mund ta blesh vetëm në ankand”, tregon Kosova për KlanPlus.
Sipas Kosovës shqetësues është fakti që qytetarët, nuk denoncojnë në polici raste të tilla mashtrimi./L.P./Dritare.net