Trump propozon armëpushim por me një kusht!
Dritare.net

Donald Trump ka njoftuar një marrëveshje të kushtëzuar për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, pas bisedimeve me udhëheqjen e Pakistanit. Sipas tij, bombardimet dhe sulmet do të pezullohen për dy javë, nëse Irani garanton hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar.
Trump thekson se armëpushimi do të jetë “i dyanshëm” dhe vjen pasi, sipas tij, SHBA ka “tejmbushur objektivat ushtarake”.
Në këtë proces, Pakistani ka luajtur rol kyç si ndërmjetës. Trump përmendi kryeministrin Shehbaz Sharif dhe shefin e ushtrisë Asim Munir si figura që kërkuan ndalimin e menjëhershëm të sulmeve.
Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se Irani ka paraqitur një plan 10-pikësh për paqen, të cilin e cilësoi si “bazë të realizueshme” për negociata, ndërsa shtoi se një marrëveshje përfundimtare për paqen afatgjatë në Lindjen e Mesme është ende larg, por më afër se kurrë.
Ndërkohë, tregjet reaguan menjëherë: çmimet globale të naftës ranë ndjeshëm pas njoftimit. Nafta Brent u ul me rreth 5.8%, ndërsa ajo amerikane me rreth 8.5%, megjithatë mbeten mbi nivelet para nisjes së konfliktit më 28 shkurt./BBC