Na ndiqni edhe në

Bota

A do tërhiqet SHBA nga NATO? Ja çfarë thotë Shtëpia e Bardhë!

A do tërhiqet SHBA nga NATO? Ja çfarë thotë Shtëpia e

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO, duke shtuar se kjo çështje pritet të diskutohet në një takim të afërt me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte.

Gjatë një konference për shtyp, Leavitt u pyet drejtpërdrejt nëse Trump po konsideron largimin e SHBA-së nga NATO. Ajo nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se presidenti e ka diskutuar më parë këtë çështje dhe se pritet ta trajtojë sërish gjatë takimit me Rutte.

“Është diçka që presidenti e ka diskutuar dhe mendoj se do të jetë pjesë e bisedimeve që ai do të zhvillojë brenda pak orësh me sekretarin e përgjithshëm Rutte. Ndoshta do të dëgjoni drejtpërdrejt nga presidenti pas këtij takimi më vonë gjatë pasdites”, u shpreh Leavitt./K.C/dritare.net