Minutë pas minute! Kështu kaloi numërimi mbrapsht deri në afatin e fundit të Donald Trump për Iranin!
Dritare.net

Të dielën, Donald Trump i kërkoi Iranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit deri në orën 20:00 të martën duke paralajmëruar pasoja të rënda në të kundërt. Madje, ai kërcënoi se mund t’i jepte fund “qytetërimit” të Iranit.
Ndërsa afati po afrohej, zhvillimet diplomatike morën një kthesë të shpejtë:
12:06 GMT (13:06 BST) – Trump ashpërson tonin: “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit.
15:28 GMT – Zëdhënësi i jashtëm i Iranit, Esmaeil Baqaei, deklaron se “logjika” e Iranit do të mbizotërojë mbi “forcën brutale”.
19:17 GMT – Kryeministri i Pakistanit, në rolin e ndërmjetësit, i kërkon Trump-it të zgjasë afatin për t’i dhënë mundësi diplomacisë të vijojë.
22:32 GMT – Trump shpall një armëpushim dy-javor, me kusht që Irani të garantojë hapjen e plotë dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit. Ai shton se një propozim prej 10 pikash nga Teherani është “i realizueshëm” dhe se dy javët do të shërbejnë për finalizimin e marrëveshjes.
23:11 GMT – Teherani konfirmon armëpushimin dyjavor dhe garanton kalim të sigurt në ngushticë, me kusht që të ndalen sulmet ndaj Iranit.
23:50 GMT – Vetëm pak minuta para afatit, Pakistani njofton se SHBA dhe Irani kanë rënë dakord për një armëpushim që “hyn në fuqi menjëherë” dhe që shtrihet “kudo, përfshirë Libanin”.
01:45 GMT – Izraeli deklaron se mbështet armëpushimin, por thekson se ai “nuk përfshin Libanin”
04:01 GMT – Trump e cilëson zhvillimin si një “ditë të madhe për Paqen Botërore”, duke shtuar se SHBA do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit.
06:05 GMT – Izraeli u bën thirrje banorëve të qytetit jugor libanez të Tiros të evakuohen menjëherë për arsye sigurie, ndërsa më pas raportohen edhe sulme.