Rama publikon pamjet e mbledhjes së grupit socialist: Kjo forcë ka në dorë fatin e integrimit evropian
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për publikun pamje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua këtë të martë. Në video shfaqen momente nga takimi dhe pjesë nga fjalimi i tij, ku theksi kryesor ishte anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama theksoi angazhimin e deputetëve dhe dëshirën për të dëgjuar dhe diskutuar për çështjet e vendit, duke e lidhur këtë me zhvillimet ekonomike dhe sfidat për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. “Kur flet për pagat dhe ekonomi, njerëzit mund të bëjnë vetë verifikimin. Kjo është sfida e një force politike që mban fatin e vendit në dorë, për të mbyllur kapituj historikë dhe për të vulosur përkatësinë evropiane të Shqipërisë,” tha Rama.
View this post on Instagram
Ai shtoi se mbledhja shërben edhe për të energjizuar Partinë Socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore, duke përgatitur strukturën e partisë dhe strategjitë për të ardhmen e vendit./K.C/dritare.net