
Kryemadhi: Opozita s'e ka kushtëzuar dialogun. Rama gënjeu Bashën në 2017
Dritare.net

Beti Njuma: I ka ndryshuar LSI kushtet për dialog?
Monika Kryemadhi: Ne nuk kemi kushtëzuar asnjëherë dialogun. As ne dhe as opozita nuk kemi kushtëzuar dialogun.
Firmosi dhe nuk e njohu dhe jo vetëm kaq, por përdorën institucionin e tryezës, pra përdorën takimin e 17 majit për të intimiduar qytetarët për të vjedhur votën, paratë e shtetit dhe zoti Basha u bë pjesë e kësaj.
Beti Njuma: E ka kuptuar zoti Basha gabimin besoj.
Monika Kryemadhi: Të gjithë kanë të drejtë të gabojnë.
Problem është ai që nuk kupton nga gabimi dhe shyqyr zotit, Basha është shumë i qartë dhe ndoshta prandaj është kaq i vendosur sepse e kupton që kë ka përballë.
Por çfarë të bëjmë me disa të tjerë që nuk kuptojnë që bëjnë gabime.
Me zotin Rama që gënjen gjithmonë dhe prapë vazhdojnë mendojë që Rama mund të ndryshojë. Rama nuk ndryshon, nuk ndryshon dot 50 vjeç./K.C/dritare.net

















