Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi debat me Lubonjën: Siç ke ndërtuar ti pallat, kam ndërtuar dhe unë!

Kryemadhi debat me Lubonjën: Siç ke ndërtuar ti pallat, kam

Monika Kryemadhi dhe analisti, Fatos Lubonja kanë debatuar në emisionin "Real Story", në News 24, në lidhje me pallatet dhe shtëpitë që kryetarja e LSI-së ka nën pronësi.

Ndërsa po flisnin për shkollimin e fëmijëve të Kryemadhit në Londër, Lubonja tha se klasa politike me këtë logjikë ka ecur, që “t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”.

Pjesë nga debati:

Lubonja: Logjika që na çoi këtu ishte që “ne t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”.

Kryemadhi: Fakti që i fusim të gjithë në një kazan, normal që njerëzit nuk dinë të dallojnë pastaj. Partitë politike kanë faj, edhe krerët e partive, edhe mediet, të gjithë kanë faj. Njerëzit duhet të dinë sa para janë shpenzuar nga ky vit, në këtë vit. Nuk ndjehem keq pse vajza ime shkollohet për matematikë në Londër, se kush do ma shkollonte këtu.

Lubonja: Po ç’lidhje ka kjo tani. Pse bën këtë lëmsh, po flasim për gjithë klasën politike.

Kryemadhi: Unë e kam shansin për fëmijën tim, një tjetër nuk e ka shansin. Siç ke ndërtuar ti pallatin te vila jote, kam ndërtuar edhe unë pallatin te shtëpia ime, me lejen e Edi Ramës dhe me lejen e Lulzim Bashës.

Lubonja: Edhe unë nëse kam ndërtuar pallat, gabim.

Kryemadhi: Po jo pse kemi bërë gabim ne, pse kemi zhvilluar pronën tonë? Jo Lubonja e ke gabim, ne kemi zhvilluar pronën. Unë e kisha mundësinë që ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, në të cilën shkolloj fëmijët e mij.

Lubonja: Atëherë mos u anko me Edi Ramën fare…

Kryemadhi: Jo, Edi Rama ma dha lejen mua… Makineria e propagandës është shumë e madhe, sa të mbyt. Unë nuk jam si Edi Rama, kam kontribuuar më shumë se ai, se kam qenë e sulmuar si bashkëshortja e Ilir Metës. Ndërsa Edi Rama ka kaq shumë vite në pushtet dhe askush nuk flet për koncesionet e tij.

Lubonja: Po pse tani u bënë ato, po kur ishe ti në pushtet.

Kryemadhi: Nga 2013-2015 qeverisja ka funksionuar në mënyrë perfekte.