Na ndiqni edhe në

Kronikë

Pasi vrau italianin dhe vajzën, shqiptari i regjistron me video: I thera, tani e ka radhën djali i vogël! 

Pasi vrau italianin dhe vajzën, shqiptari i regjistron me video: I thera,
Një 51-vjeçar, Massimo De Santis dhe një vajzë 16-vjeçare u vranë me thikë mbrëmë në Torremaggiore, në zonën e Foggia. Vrasësi është babai i vajzës. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, tashmë i ndaluar nga karabinierët. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e vrasësit të dyshuar, e cila tani ndodhet e shtruar në spital në Foggia.


Vajza u godit me thikë pasi ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit, i cili donte ta vriste. Kështu vdiq 16-vjeçarja e vrarë në Foggia nga babai i saj. Pasi vrau italianin dhe vajzën e tij 16-vjeçare, 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj i filmoi viktimat me celularin e tij. Në videon me pamje shumë të rënda, që po qarkullon në disa biseda në Whatsapp, ai i drejtohet në shqip edhe gruas së tij të plagosur, të shpëtuar nga vajza e tij 16-vjeçare që e mbrojti nga furia e babait. Ai prezantohet me emrin e tij dhe më pas tregon trupin e 51-vjeçarit Massimo De Santis, të cilin e vrau së fundmi:
“E shihni këtë këtu, ky është italiani” me të cilin beson se gruaja e tij ka pasur një lidhje. Më pas, ai shton, “Unë tashmë e kam falur një herë gruan time, kjo është hera e dytë. E kam therur, i kam vrarë të tre, edhe vajzën e shihni këtu”, vijon ai duke fyer gruan e tij 39-vjeçare e cila ndodhet e plagosur pranë trupit të vajzës. Më pas, duke bërtitur, Malaj pyet ku është fëmija, djali tjetër pesëvjeçar që nuk e gjeti në shtëpi, por që hetuesit thonë se po përpiqej ta vriste: "Nuk kam mbaruar akoma, askush nuk ka ardhur, as policia madje.”, tha ai./K.C/dritare.net