
Fqinja e Mimozës që u vra mbrëmë në lokal: Punonte për bukën e gojës
E Hënë 13 Mars 2023, 11:11
Dritare.net
Mimoza Paja mbeti e vrarë, pas një atentati që u bë në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko mbrëmjen e djeshme. Një fqinje thotë se 60-vjeçarja jetonte vetëm me mbesën dhe punonte për bukën e gojës.
“Rri këtu te ky pallat ngjitur. Unë e njoh se pinim kafe bashkë, më vinte në shtëpi. Tani nisi punë këtu se ishte operuar. Jetonte vetëm me mbesën, aq gjynah që më ka ardhur... Ishte grua shumë e mire e shkreta punonte për bukën e gojës se ishte me qira.”- tha fqinja për Report Tv./K.C/dritare.net

















