Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E vranë gabimisht në lokal/ Flet djali i Mimozës: Mallkuar qofshin! 

E vranë gabimisht në lokal/ Flet djali i Mimozës: Mallkuar
Mimoza Paja, është gruaja 60-vjeçare që mbeti e vrarë mbrëmë në lokalin ku punonte si banakiere në Don Bosko.
Sot ka reaguar edhe djali i 60-vjeçares që u vra gabimisht, ndërsa plumbat ishin nisur për dikë tjetër.
Përmes një postimi në Facebook, i biri shkruan: “Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”.

E vranë gabimisht në lokal/ Flet djali i Mimozës: Mallkuar

Në momentin e atentatit në lokalin ku punonte ndodhej edhe mbesa e saj 10 vjeçare e cila u lëndua nga xhamat e thyer nga plumbat. Ndërsa të plagosur mbetën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç./K.C/dritare.net