
Si u lirua Fatjon Murati nga burgu, theu arrestin e shtëpisë pak ditë para ngjarjes!
Dritare.net
Një mjet tip BMW me 3 automatikë në brendësi të tij është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Policia thotë se ky mjet u përket autorëve që kryen atentatin mafioz në lokalin e Fatjon Muratit mbrëmjen e djeshme dhe shkaktuan 1 viktimë dhe 6 të plagosur. Mimoza Paja 58 vjeç e cila nuk ishte objektiv, por u vra gabimisht nga 3 breshëritë e automatikut mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Objektiv pretendohet të ketë qenë vetë Murati pasi para pak kohësh i ishte caktuar masa 'arrest shtëpie', gjë që ka vijuar me arratisjen e tij dyshohet drejt Turqisë. Mendohet se Murati deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë. Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen./M.T/dritare.net

















