
Pamje nga vendngjarja/ Ky është lokali ku u vra banakierja, në Don Bosko!
E Diel 12 Mars 2023, 22:10
Dritare.net
Vendi që shihni në foto është lokali ku u bë atentati mbrëmjen e sotme. Humbi jetën një grua, e cila punonte si banakiere dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre një fëmijë i dëmtuar nga ciflat e xhamit.
Mësohet se ky lokal rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, emër i njohur i botës së krimit. Ai ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar pasi u kap në një makinë me Endrit Doklen./K.C/dritare.net

















