
Të shtëna me armë në një lokal në Don Bosko/ Vritet banakierja, 5 të plagosur
E Diel 12 Mars 2023, 21:09
Dritare.net
Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë mbrëmje në një lokal në Don Bosko të Tiranës. Një grua e cila punonte si banakiere ka humbur jetën. Të plagosur kanë mbetur 5 persona, mes tyre një fëmijë.
Mësohet se një makinë që ishte në lëvizje ka qëlluar drejt lokalit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.

















