Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Banakierja mbeti e vrarë/ Lokali në Don Bosko, në pronësi të Fatjon Muratit, mik i Endrit Dokles!   

Banakierja mbeti e vrarë/ Lokali në Don Bosko, në pronësi


Një atentat me armë ndodhi mbrëmjen e sotme në Don Bosko. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një lokali, ku për pasojë mbeti e vrarë një grua, e cila punonte si banakiere dhe u plagosën 5 persona të tjerë. Mësohet se lokali drejt të cilit është qëlluar rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, emër i njohur i botës së krimit. Ai ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar pasi u kap në një makinë me Endrit Doklen.

Emri i Fatjon Muratit del fillimisht në njoftimet e policisë italiane. Në 2016-ën ai u arrestua si pjesë e një grupi që grabisnin shtëpi dhe shpërndanin drogë në rajonin e Venecias.
Pas dënimit ai u kthye në Shqipëri. Në 12 korrik të vitit të kaluar ai u shpall në kërkim pas zbulimit të një baze armatimi në Tiranë. Në operacionin e koduar “Ruger” u arrestua Kristjan Gjini. Policia thotë në njoftimin e saj se Murati dhe Gjini janë bashkëpunëtorë dhe posedues të armëve.

Banakierja mbeti e vrarë/ Lokali në Don Bosko, në pronësi
5 ditë më vonë do të ndodhte masakra e Fushë Krujës ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje./K.C/dritare.net