
Atentati në Tiranë, del foto e viktimës që u ekzekutua gabimisht në lokalin e Fatjon Muratit!
E Hënë 13 Mars 2023, 08:08
Dritare.net
Mbrëmjen e së dielës, kryeqyteti u trondit nga një masakër ku dy motorë mësynë me kallashnikov drejt lokalit të Fatjon Muratit. Si pasojë e u vra 60-vjeçarja Mimoza Paja që punonte si banakiere në lokalin në fjalë dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre edhe mbesa e saj që dëshmoi të gjithë ngjarjen. Objektiv pretendohet të ketë qenë vetë Murati pasi para pak kohësh ishte liruar nga qelia.
Burimet bëjnë me dije se Mimoza Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen./M.T/dritare.net

















