
Ljupço Palevski-Pallço u arrestua në Turqi.
Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi./K.C/dritare.net

















