Na ndiqni edhe në

Kronikë

Arrestimet e SPAK për koncesionin e sterelizimit, çfarë është dhe si nisën hetimet!

Arrestimet e SPAK për koncesionin e sterelizimit, çfarë

SPAK ka lëshuar sot 8 urdhër-arreste lidhur me koncesionin e sterilizimit, një tender me vlerë 100 milionë euro, ku është kërkuar burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenim Ilir Rrapaj.

Ndërsa janë lëshuar masa edhe për 6 zyrtarë të tjerë, duke marrë kështu nën hetim të gjithë anëtarët e komisionit lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Por çfarë është kontrata e sterilizimit?

Ajo është një prej katër projekteve të PPP me mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Kontrata e Partneritetit Publik Privat për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit, dhe ka shënuar rritje të ndjeshme të kostove të parashikuara. Kjo kontratë financohet tërësisht me fonde publike, sipas metodës (pay x use) në varësi të numrit të pacientëve, të cilët do të duhet të marrin shërbimin.

Si nisën hetimet?

Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme.

I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu si dhe më pas anëtarët e Komisionit të Tenderit. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh./M.K-dritare.net