Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KQZ publikon rezultatet e para, Albin Kurti e gjunjëzon PDK në Prizren dhe Mitrovicë

KQZ publikon rezultatet e para, Albin Kurti e gjunjëzon PDK në Prizren
Albin Kurti e ka gjunjëzuar Partinë Demokratike të Kosovës. Nga rezultatet e publikuara në KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje rezulton fituese në komunën e Prizrenit dhe atë të Mitrovicës së Jugut.

Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për Prizrenin, i ka fituar 50.32 për qind të votave derisa kundërkandidati i tij Shaqir Totaj nga PDK ka marrë vetëm 49.68.

Sipas Express, partia e Albin Kurtit ka fituar edhe në Mitrovicë, e cila është në koalicion më Agim Bahtirin e AKR-së. Bahtiri ka marrë në Mitrovicë 57.71, ndërsa Valdete Idrizi me 42.49 për qind të votave./L.P.