Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensionet në Veri të Kosovës, Sarrazin: Jemi të shqetësuar, nuk duhet humbur shansi i Marrëveshjes së Ohrit!

Tensionet në Veri të Kosovës, Sarrazin: Jemi të

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka shkuar sot në Mitrovicë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës.

Në një deklaratë pas takimit ai tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak, është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi.

“Dje kam vendosur në mënyrë spontane që të vij në Kosovë, pas zhvillimeve për ç’ka kemi qenë shumë të shqetësuar dhe dua të them se dita e djeshme ka qenë një ditë mjaftë e rëndë, mjaft e keqe për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hidhen poshtë nga ndonjë budallallëk. Unë e kuptoj se deklaratat që kanë ardhur ose vijnë nga Beogradi, javëve të fundit nuk kanë qenë lehtë të kuptueshme dhe kanë qenë edhe të papranueshme. Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet”, tha Sarrazin./A.ZH-dritare.net