Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Përplasjet në veri të Kosovës/ Meloni: Nuk do të tolerojmë më dhunë ndaj KFOR-it!

Përplasjet në veri të Kosovës/ Meloni: Nuk do të


Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dënon ashpër sulmin ndaj forcave të ushtrisë së KFOR-it në veri të Kosovës. Deri tani si pasojë e përleshjeve mes protestuesve serbë dhe policisë kosovare në veri të Kosovës, u lënduan 41 paqeruajtës të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), mes tyre edhe 14 ushtarë italianë.
“Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme”, tha Meloni. "Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme," vazhdoi ajo, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira që menjëherë të bëjnë "një hap prapa për të kontribuar në zbutjen e tensioneve". “Qeveria italiane është plotësisht e përkushtuar që paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor të jetë maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë”, përfundoi Meloni. Ndërkohë, ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani i ka telefonuar presidentit serb Aleksandr Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe provokimeve.
“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë plotësisht marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian. Dhuna është e papranueshme. Italia dëshiron të kontribuojë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në veri të Kosovës shumë shpejt." tha ai. Trupat paqeruajtëse të KFOR-it u plagosën të hënën në përleshjet me protestuesit serbë që përpiqeshin të pengonin hyrjen në komuna të kryetarëve shqiptarë të zgjedhur më 26 prill. Disa nga italianët e plagosur u goditën me koktej molotovi, ndërsa të tjerët pësuan fraktura, tha KFOR-i. Tre shtetas italianë thuhet se janë në “gjendje të rëndë, por jo kërcënuese për jetën”, thanë burimet zyrtare, shkruan ANSA./K.C/dritare.net