Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Të shtëna me armë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në veri të Kosovës!

Të shtëna me armë dhe përplasje mes policisë dhe

Situatë e tensionuar raportohet nga veriu i Kosovës, ku janë dëgjuar të shtëna armësh.

Mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit ka pasur përplasje. Për të shpërndarë turmën, efektivët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Disa makinave të policisë u është vënë flaka nga protestuesit.

Struktura ilegale kanë lëshuar alarmin në orën 12:00 dhe aty janë mbledhur dhjetëra serbë për të penguar policinë, që po ndihmon kryetarin e ri të hyjë në Komunë. Tensione ka dhe në komunat e tjera, të cilat tani drejtohen nga kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend./m.T/dritare.net