
Protestë për Liridonën, qytetarët: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave!
E Martë 5 Dhjetor 2023, 18:06
Dritare.net

Ka nisur në Prishtinë protesta e cila dënon vrasjen e Liridona Ademajt, ku autor i dyshuar është bashkëshorti saj, i cili ka paguar autorin e krimit me 30 mijë euro.
Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë tubim me pankarta ku shkruhet:
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, “Liri, barazi, solidaritet”.
Pritet që protestës t’i bashkohet edhe kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës. Po ashtu të pranishëm janë edhe familjarë të Liridonës./M.K-dritare.net

















