Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Prokuroria zbardh skemën. Liridona u qëllua me armë në qafë, kur Nami ia mbathi nga mjeti!

Prokuroria zbardh skemën. Liridona u qëllua me armë në

Prokuroria e Kosovës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj-Muresli, e cila u vra si pasojë e atentatit të thurrur nga bashkëshorti i saj, Naim Murselit.

Në dosjen e prokurorisë citohet se rreth orës 20:25 në fshatin Bërnicë, autori i krimit Granit Plava kishte dalë i maskuar para makinës ku udhëtonte viktima dhe e qëlloi atë me plumb në qafë. Prokuroria përshkruan edhe detaje të tjera të cilat tregojnë inskenimin e një grabitje, ndërsa dyshohet të jetë një vrasje me pagesë. Prokuroria ka caktuar edhe masën e sigurisë për tre autorët e dyshuar Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, duke zbardhur edhe rolin e secilit në krim. Sipas prokurorisë, Naim Murseli ishte marrë vesh me Granit Plavën që kur të dalë me maskë të qëlloj me armë Liridonën, ndërsa ai së bashku me dy fëmijët të largoheshin nga vendngjarja.

Liridona vdiq në vendin e ngjarjes nga plaga që kishte marrë. Granit Plavës sipas dosjes, Naimi i kishte premtuar një shumë prej 30 mijë euro për të kryer vrasjen. Sipas dosjes, Naim Murseli i kishte treguar për problemet bashkëshortore familjarit të tij Kushtrim Kokalla, ky i fundit pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ndërsa i njëjti pretendohet se i kishte thënë se “unë ta zgjidhi këtë punë”. Gjatë bisedës, dosja përmban edhe detaje të tjera të cilat ngrenë dyshimet se ishte pikërisht i dyshuari Kushtrim Kokalla i cili së bashku me Naim Murselin ishin marrë vesh për një aksident të inskenuar, citon Express.

Po ashtu bëhet me dije se një javë para ngjarjes, të pandehurit Naim Murseli, Kushntrim Kokalla dhe Granit Plava janë takuar dhe Plava i ka thënë Murselit se do të merret me gjithçka.

Naim Murseli e Kushtrim Kokalla janë familjarë, Granit Plava është shok i pjesëtarit të FSK-së./M.K-dritare.net